Rudina Dembacaj zbuloi në emision se nuk ka shumë simpati për Viola Spiron
E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj kishte ftuar Albana Bejkon. Moderatorja ka folur për eksperiencën e saj si gazetare sportive.
Duke qenë se Bejko po prezanton aktualisht një emision të kësaj natyre në RTV Ora, Dembacaj ka folur pak më shumë për këtë pjesë. Më parë, këtë format e kanë drejtuar disa emra të njohur të ekranit, përfshirë edhe Viola Spiron.
Kjo e fundit tashmë e shohim çdo javë në Klan Plus, ndërsa Dembacaj u shpreh në emision se më shumë i pëlqen Albana Bejko sesa Viola Spiro.
Rudina Dembacaj: Si të erdhi propozimi për emisionin Ora Sport në RTV Ora?
Albana Bejko: Ky emision ka qenë i shumë figurave të rëndësishme në sport më Parë, Gerti Çarçani, Enkelejda Zeko, Blendi Tafaj me Viola Spiron dhe ndodhi që përë këtë sezon drejtuesit e televizionit kërkonin një fytyrë të re.
Rudina Dembacaj: Moj sa mirë që erdhe ti, më pëlqen shumë më shumë se Viola Spiro. Është personale, ç’ke, unë dua ta them.