Rudina Dembacaj: Robert Aliaj të zhvillon intelektin, do e preferoja partner në…

Përveç nëna e vajzës Viktoria, për Rudina Dembacaj ky sezon i ri është shumë i ngarkuar pasi paralelisht ajo po bën tre punë. Nga bisedat në taksi me VIP-at në “Mos i fol shoferit”, në shfaqjen teatrale “Boeing”, për të ndaluar në skenën e spektaklit “Dance with me” protagonizmi i saj spikat gjithmonë. Në garën e VIP-ave, Rudina nga java në javë performon disiplina të ndryshme kërcimi në krah të instrumentistit të talentuar, Iljard Shaba. E pas çdo kërcimi përballen me gjykimet e anëtarëve të jurisë, që përbëhet nga koreagrofai Albi Nako, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj. Po cila është marrëdhënia e saj jashtë ekranit me artistin kontravers Aliaj, duke qenë se u shpreh me humor se e ka fiksim? Çfarë i pëlqen ose nuk i pëlqen tek tipi i tij, ajo i tregon për revistën “Story”? “Nuk do të thosha fiksim, por kam shumë respekt për atë që përfaqëson dhe mënyrën që e përfaqëson. Artist i vërtetë. Aspak mediokër. Robert Aliaj është ndryshe, ajo ndryshja që të zhvillon intelektin. Kështu më vjen mua ai personazh dhe personalitet.” Po a do e preferonte Aliajn partner televizioni? “Po, do e preferoja si partner në televizion”.