Rudina Dembacaj në Bruksel, përfundon në shtëpinë e Robert Aliajt

Moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Ruina Dembacaj duket se festat i kaluar me një tur jashtë Shqipërisë. Konkurrentja e “Dance with me”, ka ndaluar në Bruksel, pikërisht qyteti ku jeton Robert Aliaj, anëtari i jurisë së “DWM”. Ajo i ka shkuar për vizitë në shtëpinë e tij, ku dhe ka shkrepur këtë foto të shoqëruar me diçiturën: “Bertit i jam bërë makth, i erdha dhe në shtëpi në Bruksel. Në shtëpinë e Robert Aliaj, një super familje, super dashuri”. Në foto Rudina pozon me Robertin, bashkëshorten e tij Mimozën, dhe dy fëmijët e tyre të mrekullueshëm, Krist dhe Gala.