Rudina Dembacaj e inatosur për vdekje me Agron Llakaj: “Edhe po të vijë të më lutet s’i flas”
Dihet tashmë që Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj nuk i kanë marrëdhëniet fort të mira me njëri-tjetrin e këtë e kanë shprehur edhe në intervista duke deklaruar se një konflikt mes tyre ka bërë që gjërat të shkojnë në këtë pikë. Llakaj ishte i ftuar pak javë më parë “Në kurthin e Piter Pan” e teksa të gjithë po prisnin që ai të përballej me Rudinën në skenë, kjo nuk ndodhi. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, aktorja ka treguar se në prapaskenë, është përballur me Agronin, por nuk i kanë folur njëri-tjetrit, sipas Xing.al. “Unë kalova aty, se kisha rrugën, po ai bëri nga dy hapa mbrapa, më shmangu, mirë bëri, për çfarë mos më shmangte. Unë si flas kurrë, edhe po të më vijë të më lutet, nuk i flas”, u shpreh Rudina.