Rudina Dembacaj bën ndryshimin e fundit, ja ku do e shihni

Televizionit “Klan” do i bashkohet një tjetër emër i njohur i botës së medias. Bëhet fjalë për aktoren e humorit, Rudina Dembacaj, e cila së fundi moderon emisionin “Mos i fol shoferit”, në “Ora News”. Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në radion “NRG”, njoftuan se prezantuesen aktoren e humorit do ta shohim çdo të hënë përkrah moderatores Alketa Vejsiu në emisionin që pritet të fillojë së shpejti në “Tv Klan”, “Në kurthin e Piter Panit”. Emisioni do të ketë personazhe fikse çdo javë që do të ndihmojnë fëmijët, dhe një prej tyre do të jetë Rudina./Story.al/