Rudina Dembacaj bën deklaratën pas lindjes së vajzës: Dua të kem dhe tre djem

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e ftuar mbrëmë në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, ka rrëfyer se dëshiron të ketë një familje shumë të madhe. E pyetur nëse do të dëshironte të kishte një djalë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Dembacaj ka pohuar se do dëshironte jo një, por tre djem pasi nuk ka lumturi më të madhe se sa të shohësh shtëpinë të mbushur me fëmijë, megjithatë dëshiron që për momentin t’i japë vëmendjen maksimale vogëlushes së saj. Ajo tregoi gjithashtu se shumë pranë lindjes ishte dorëzuar nga frika dhe vendosi ta lindë fëmijën me operacion. Rudina pohoi ndër të tjera se ndonëse duket si një vajzë e fortë, është “lepurushe” nga brenda. Kujtojmë se edhe këtë sezon ajo drejton emisionin ‘Mos i fol shoferit’ në ekranin e ‘Ora News’, shkruan Who.