”Ruaju pak…hapu”, gafat që mund të zbulojnë vrasësin e biznesmenit në Lezhë
Vrasja me pagesë përfshin një marrëveshje të paligjshme midis dy ose më shumë personave në të cilën njëra palë bie dakord të vrasë shënjestrën në këmbim të një forme pagese, monetare ose tjetër.
Vrasësi me pagesë i siguron palës që punëson, avantazhin që të mos ketë nevojë për të kryer vrasjen ai dhe thënë në gjuhën popullore “të mos i bëj duart me gjak ai personalisht”, dhe duke e bërë më të vështirë për zbatimin e ligjit për të lidhur palën në fjalë me vrasjen.
Por a e kemi një rast të ngjashëm edhe në atentatin e dy ditëve më parë që tronditi qytetin e Lezhës ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj. Dy ditë më parë Ardian Nikulaj u ekzekutua në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.
Në videon e vrasjes të publikuar, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë 7 herë Nikulajn e më pas largohet. Vrasësi ishte i maskuar me maskë covid dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore.
Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
Gafa që mund të zbulojë vrasësin e biznesmenit në Lezhë:
Vox News ka vërejtur me kujdes videon e atentatit dhe disa detaje që ngrejnë dyshime se vrasësi ka bërë disa gabime që mundë të zbulojnë identitetin e tij.
E PARA. vrasësi hynë në lokal pa dorezë në dorën që bën qitjen me armë.
E DYTA. ai komunikon me njërin prej dëshmitarëve duke i thënë: Ruaju pak…hapu…
E TRETA. ai qëllon me dorën e djathtë në të cilën nuk kishte dorezë ndërsa në dorë e majtë kishte.
E KATËRTA, në momentin e largimit vrasësi e mbyll derën me dorën e djathtë me të cilën ka kryer qitjen.
E PESTA. në foton e publikuar me motorr ai e nget moTorrin sërish pa dorezën e krahut të djathtë.
Të gjitha këto detaje mund të zbulojnë identitetin e autorit pasi mundt të ketë lënë gjurmët e gishtërinjve në derën e lokalit, në pistoletë dhe motor.
Si u largua autori nga vendngjarja:
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori largohet sërish me motorin e tij me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët.
Autori ka përshkuar me motor plot 20 kilometra, duke iu shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës.
Pikërisht në fshatin Gjadër, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër.
Kush ishte biznesmeni Ardian Nikulaj, baba i 4 fëmijëve, me dy bashkëshorte, jeta mes biznesit dhe politikës:
0-vjeçari kishte në pronësi një resort në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku gjatë verës kanë performuar këngëtarë të njohur shqiptarë dhe DJ vendas e të huaj. Lokali ishte një nga më të frekuentuarit në sezonin veror dhe më luksozët.
Ndërkohë lokali tjetër në pronësi të Nikulaj, ku ndodhi dhe vrasja ndodhet në hyrje të Shëngjinit dhe gjithashtu është shumë i frekuentuar dhe ka një pozicion të zgjedhur në zonë nga shumë vizitorë dhe turistë si vendas ashtu dhe nga Kosova.
Por 50-vjeçari kishte dhe prona e biznese të tjera që zotëronte me familjen e tij. Nga ana tjetër Nikulaj ishte i përfshirë në politikë dhe aktiv në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat për çdo zgjedhje lokale apo të përgjithshme që zhvilloheshin në vend.
Sipas banorëve dhe njerëzve që e njihnin, pothuajse gjithmonë rreshtimi politik i 50-vjeçarit përcaktonte dhe fituesin e zgjedhjeve, çka tregon për një peshë në politikën e zonës. Këtë radhë edhe pse me PSD, ai mbështeste kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë fitojmë”, mjekun Pashk Gjoni dhe e kishte deklaruar hapur këtë gjë para bashkëqytetarëve të tij.
Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNI-t. Pikërisht përfshirja e tij e zëshme në politikë, ka bërë që policia të mbajë një nga pistat e hetimit për vrasjen e tij motivet politike.
50-vjeçari ishte i martuar dhe babai i 4 fëmijëve. Por ajo që bie në sy është fakti se Ardian Nikulaj kishte dy gra. Kjo gjë thuhet dhe në njoftimin e vdekjes dhe të ceremoninë mortore, ku shkruhet ndër të tjera: “bashkëshorti i Rudinës dhe i Verës”.
Ai kishte një familje të madhe dhe gjithashtu miq e të afërm të shumtë. Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit janë përqendruar në dy pista, hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Nikulajt i kishin vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.
Po kështu 50-vjeçari kishte ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën njihej me mbiemrin Marku. Biznesmeni rezulton i dënuar për disa vepra penale më herët.
Ai ka qenë i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për ‘armëmbajtje pa leje’. Po kështu ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit./ Voxnews.al