“Rrugëtim i bukur por personal”- Arbana Osmani tregon pse vendosi të mbajë shtatzëninë private: Çdo nënë e di më mirë vetë se …
Arbana Osmani ka zgjedhur që ta mbajë shtatzëninë e saj private.
Moderatorja është shprehur se ky është një rrugëtim i bukur por shumë personal për të.
Reagimi i saj erdhi pasi ndjekësit i dërgonin mesazhe për mënyrën sesi ajo po ushqehej, duke thënë se ushqimi nuk është i shëndetshëm për të dhe fëmijën.
Por Arbana u shpreh se gjatë kësaj periudhe gatuan më shumë për familjen dhe nuk mund ti privojë nga ushqimet që ajo nuk pëlqen.
Madje shtoi se jo çdo gjë që gatuan e konsumon vetë, duke zgjedhur të mbajë private ushqimin që ha gjatë periudhës së shtatzënisë.
“Arbana mishin e lepurit nuk duhet ta hash gjatë shtatzënisë se kur të lindë fëmija fle me sy hapur,”– i shkroi një ndjekëse.
Dhe moderatorja iu përgjigj: “Duke ju falënderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua.”