Rruga drejt qelisë, Vangjush Dako piu kafen fillimisht poshtë banesës dhe u nis për Tiranë
Vangjush Dako duke se ka pasur dijeni për urdhër-arrestin e lëshuar sot nga SPAK. Sipas informacioneve, ish-kreu i bashkisë së Durrësit ka qenë ditën e sotme në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender.
Raportohet se Dako fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.