Rrudha të lehta në ballë, vetulla të pahequra dhe pa make up; Valbona Selimllari në një ditë të zakonshme

1519486170294-1

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në perfeksion Valbona Selimllarin, në pamjen e së cilës duket se vitet kalojnë pa lënë gjurmë. Por larg perfeksionit të ekranit, miss-i i parë shqiptar na jep mundësinë ta shohim si duken në përditshmërinë e saj, në një ditë të zakonshme. Nëna e tre fëmijëve në këtë selfie të shkrepur brenda makinës duket pa make up në fytyrë, me vetullat jo të modeluara, dhe madje i buen në disa rrudha të lehta të mimikës tek pjesa e ballit. Bie në sy vetëm një penel i lehtë tek sytë, e njëjta gjë që do bënte një vajzë 20 vjeçare me pamjen e saj ujë e sapun. Dhe Bona duket vërtet natyrale dhe bukur!