Rroga 15 mijë euro? Luana Vjollca rikthehet në ekran, me formatin që e doni të gjithë
Pas një mungesë të gjatë në ekran, pritjes i ka ardhur fundi. Luana Vjollca do rikthehet shumë shpejt në ekran me formatin e saj “Shiko kush luan”, por jo në Top Channel.
Sipas asaj Iconstyle, Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC Nes”, duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!. Disa ditë më parë u tha se Luana do drejtonte formatin investigativ “Piranjat” bashkë me Berat Buzhalën dhe do e kishte rrogën 15 mijë euro.
Kjo gjë nuk është e vërtetë, ky format do fillojë vërtet në Abc Neës, por s’do jetë Luana Vjollca moderatore e tij, as Bes Kallaku po ashtu. U tha gjithashtu se televizioni në fjalë i ka një ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre.
Kjo gjë nuk dihet sa e vërtetë është, por në rast se po, atëherë Luana do ia kalonte Arbana Osmanit që paguhet diku te 9 mijë euro në muaj. Luana edhe kur ishte në Top Channel ka qenë ndër më të paguarat.
Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi, por të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në Abc.
Sigurisht që do ketë disa ndryshime, por ideja e formatit do mbetet e njëjtë. Të ftuar do jenë personazhe të njohur, të cilët do të behen pjesë e lojarëve dhe sfidave të shumta dhe përmes tyre do na zbulojnë informacione, detaje, histori të jetës së tyre.