Rrjeti po zien! Dy aktorë të famshëm puthen në buzë para të gjithëve

Rrjeti po zien pas puthjes në buzë mes John Krasinksi-t dhe Pete Davidson-it në “Saturday Night Live”.

Aktori i njohur, John Krasniksi, i cili është i martuar me aktoren Emily Blunt, po zhvillonte një monolog nga seriali “The Office”, kur publiku insistoi që ai të puthej me Pam-in, personazhi që Pete luan në kinematografi.

Meqënëse Jenna Fischer, e cila kishte rolin e të dashurës së Jim në shfaqje, nuk ishte e pranishme, komediani Pete Davidson, ish-partneri i Ariana Grande-s, u vetëofrua dhe në skenë ndodhi puthja mes të dyve.

18 vite më parë, në skenë ndodhi edhe një tjetër puthje që bëri bujë, ajo mes Breatny Spears dhe Madonna-s, në “MTV VMA”.

Gjatë kësaj ngjarjeje kamera u fokusua tek Justin Timberlake, i cili dukej i tronditur, pasi sapo ishte ndarë nga Spears.

Gjithashtu, Madonna u puth edhe me Christina Aguilera-n.