“Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne”

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e tij.

Pak minuta më parë, Arditi ka ndarë një foto të dy fëmijëve të tij, Annës dhe Jonit. Ky i fundi jeton në SHBA dhe mesa duket ka zgjedhur që të kthehet për pushime në atdhe.

Mirëpo, ai që i ka emocionuar të gjithë ishte dedikimi i Gjebreas, i cili ka shkruar: “Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku komplimentojnë Annën se sa është rritur dhe Jonin po ashtu. Ndërkohë ditën e djeshme, Ardit Gjebrea bëri xhiron e portaleve me postimin e ndjerë për nënën e tij që nuk jeton më.

Moderatori ka ndarë një fotografi nga oborri i shtëpisë, përmes së cilës ka kujtuar nënën e tij, e cila ndërroi jetë katër vite më parë. Krahas fotos, ai ka shkruar disa fjalë prekëse.

“U zgjova sot dhe imagjinova që të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t’i ndieja aromën…por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do të më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite…si sot…mam“, ka shkruar ai shoqëruar me një zemër.