Rreziqet e ndërhyrjeve estetike, mjekët japin alarmin
Trendi i vajzave të reja drejt ndërhyrjeve në fytyrë por pa menduar se ku dhe kush ua bën këto procedura, mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme. Kjo, pasi për arsye financiare, vajzat dhe gratë këto procedura i kryejnë edhe nëpër parukeri. Në SHBA janë zbuluar raste të infektuar me HIV/AIDS. Dermatologia Erjona Shehu shpjegon: “Ku ka shpime, ka rrezik. Duhen ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon gjithë ky zinxhiri i rekuperimit të shenjave të plakjes. Për shkak të mungesës së filtrave, ne jemi shumë më të ekspozuar”. Janë të shumta parukeritë apo sallonet që thjesht ofrojnë ambiente dhe aparatura, ndërkohë që personi që kryen këto proceduara nuk ka informacion për kujdesin që duhet treguar me agen apo kur punohet me gjakun e tjetrit. “Që të punosh me gjakun e dikujt, nuk realizohet me ambient luksoz dhe teknologji, por duhet të kesh çertifikim”, shtoi Shehu. Rastet e infektuara me HIV/AIDS në SHBA kanë alarmuar dermatologët . Nëpërmjet injektimeve përhapen një sërë sëmundjesh infektive si hepatite, HIV/AIDS, por nga ana tjetër, kur procedurat estetike nuk kryhen nga profesionistë, individi mund të përballet me shtrembërime të parikuperueshme në fytyrë./Top Channel