Rreziku i përkëdhjeljes: Sa më shumë përpiqeni të bëni për fëmijët, aq më pak do të jenë mirënjohës!

Është një fenomen të cilin po e përjetojnë gjithmonë e më shumë prindër; përpjekjet e tyre për ta bërë fëmijën e vet sa më të lumtur, jo gjithmonë marrin reagimin e shpresuar.

Fëmijëve të sotëm, thonë ekspertët, u ofrohen shumë gjëra gati dhe ata mësohen të marrin, por jo patjetër të jenë falenderues. “I jep gishtin, të marrin dorën”, është shprehja e përdorur nga specialistët, të cilët këshillojnë që fëmijët të mësohen të jenë mirënjohës, dhe falënderues për atë që prindërit e tyre mund t’u ofrojnë në varësi të mundësive që kanë.

Shumë prindër në ditët tona, përpiqen të bëjnë maksimumin për fëmijët e tyre, qoftë për t`i plotësuar nevojat e dëshirat, e qoftë për të shenzuar sa më shumë kohë “cilësore” me ta, porn ë fund vënë re se nuk marrin vlerësimin e duhur për këtë gjë. Ka disa këshilla për këtë rast:

Pushoni së planifikuari gjërat për ta. Lërini, le të relaksohen me kalimin e kohës pa gjithë ato animacione dhe dëshira tuaja që t’i lumturoni. Lidhuni me fëmijën tuaj, duke lexuar bashkërisht, duke nxjerrë në shëtitje qenin të cilin ai e adhuron, pastaj duke rregulluar mozaikun, duke luajtur muzikë, dhe vëreni t’ju ndihmojë në kuzhinë. Dëgjoni fëmijën tuaj dhe tregimet e tij pa i komentuar, afërsia dhe kontakti me sy i dërgon mesazhin e fuqishëm se ai është shumë i rëndësishëm për ju. Edhe pse mund të zgjasë ca, tregohuni të duruar derisa të gjeni gjuhën e përbashkët të komunikimit me të cilën do të jeni të kënaqur edhe ju, edhe fëmija juaj.

Bordo