Rrëmbeu të ftuarën dhe braktisi studion nga tërmeti, videoja e Florian Agalliut bëhet hit në mediat italiane
Një tërmet i fuqishëm tronditi dje Tiranën dhe disa qytete të tjera, duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Kishte nga ata që lëkundjet e tërmetit i zuri në ashensor, në punë, në kafene, në shtëpi apo edhe në transmetim live. Dje u bë menjëherë virale një video ku shfaqej moderatori i emisionit “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu, i cili sapo ndjeu lëkundjet mori të ftuarën dhe u larguan me vrap nga studioja, shkruan Panorama Plus. Por mesa duket videoja e Florit nuk ka pushtuar vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.