I rrëmbeu mikrofonin përfaqësueses britanike, kush është reperi shqiptar që bëri skandal në finalen e Eurovisionit

Mbrëmja finale e Eurovisionit u shoqërua me një skandal gjatë performancës së Britanisë së madhe, ku teksa Surie po këndonte, një person hyri në skenë dhe i mori mikrofonin. “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”, tha ai ndërsa në bluzën e tij shkruhej: “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”. “Express” bën të ditur se personi ishte me origjinë shqiptare, emri i tij i vërtet është Kostandin por njihet si reper me nofkën Dr.A.C. Madje kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret eventet live duke u kthyer kështu në një fytyrë të njohur për mediat britanike.