“Rregullat e dashurisë”, Rita Ora dhe Taika Waititi pozojnë për kopertinën e “Vogue”, zbulojnë sekretin e martesës së tyre
Këngatërja shqiptare e famë botërore Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, kanë pozuar për revistën “Vogue” të Australisë.
Kopertina mban titullin “Rregullat e dashurisë: Rita Ora dhe Taika Waititi çifti i ri i fuqishëm” dhe ata flasin për raportin e tyre dhe martesën.
Ylli i muzikës Pop dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë me temina, kurse partneri i saj kishte veshur një palë xhinse dhe bluzë të bardhë.
Gjatë intervistës ata zbuluan dhe sekretin e martesës së tyre të suksesshme, duke vënë theksin tek koha që një çift duhet të kalojë me njëri-tjetrin.
“Ky është sekreti i martesës, marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh”, tha regjisori Waiti.
“Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”, shtoi këngëtarja.