“Rregulla” për vajzat me flokë kaçurrela
Flokët kaçurrela të të gjitha tipeve dita ditës po bëhen më ‘in’.
Kjo vjen si lajm shumë i mirë për vajzat kaçurrelse, sepse nuk është më nevoja që të kujdesemi për t’i drejtuar ose stiluar në çfarëdolloj mënyre.
Mirëpo, të gjitha kaçurrelset e dinë se për të mbajtur flokët në formë dhe të shëndetshme kërkon më shumë mund se ato që kanë flokë të drejta natyrale.
Pikërisht për këtë arsye, ekzistojnë disa rregulla që aplikohen vetëm tek flokët kaçurrela:
Mos lani flokët më shumë se 2 herë në javë!
Vajrat natyralë që mbështjellin kokën tuaj nuk e kanë të lehtë të penetrojnë gjatësinë e flokëve tuaj, nëse flokët tuaj janë kaçurrelë, kjo është arsyeja pse flokët kaçurrelë janë shumë më të ndjeshëm ndaj thatësisë sesa flokët e drejtë.
Përdorni produkte që hidratojnë flokët tuaj
Gjeni produkte që hidratojnë flokët e tuaja kaçurrelë në mënyrë që të mënjanoni pamjen e flokëve ‘lesh’.
Prisni flokët tuaja rregullisht
Shkoni në sallon rregullisht, të paktën çdo tre muaj për të prerë majat e çara dhe të thata. Po ashtu kujdesuni që të mos i prisni flokët sa janë të lagura për të mënjanuar prerjet shumë të shkurtra.
Mos përdorni krehër me dhëmbë të shpeshtë
Gjeni një krehër që ka dhëmbë më gjerë dhe të rrallë, në mënyrë që kur krihni flokët të mos ndani fijet e kaçurrelave.
Mos thani flokët pa difuzer
Vajzat që përdorin fenin për të tharë flokët e dijnë se miku i tyre i ngushtë është difuzeri. Vazhdoni të mbani këtë raport të ngushtë me këtë aksesor, dhe ju që nuk e përdorni, është koha që ta keni.