Rrëfimi tronditës i shoqes së ngushtë së Ilarias, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet

Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo, ka rrëfyer në një intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.

Ajo tregon momentin e takimit, duke u shprehur se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, ai i foli asaj për problemet që po haste me shqiptaren.

“Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj.

U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.

Më pas ajo tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.

“Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës.

Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.

Ora News