Rrëfimi tronditës i Evra: “Një herë gati e vrava Gary Neville”

Një karrierë njëzetvjeçare, që filloi kur ai ishte shumë i ri në Itali dhe kulmoi me suksese të shumta në nivel klubesh. Arritjet më të mëdha francezi i arriti veçanërisht me Manchester United dhe Juventus. Patrice Evra, që u tërhoq nga futbolli 4 vjet më parë, njihet si një personazh shpesh jokonvencional. I buzëqeshur, ironik, pa dyshim i çmendur, ish-mbrojtësit francez i pëlqen të tregojë historitë e panumërta të përjetuara në karrierë. Madje edhe ato të papërshtatshme. E episodi i fundit i treguar përmes kanalit të tij në YouTube, për kohën kur luante te Red Devils, është padyshim i çuditshëm.

Episodi për të cilin Evra foli gjatë një transmetimi live në YouTube, ka ndodhur gjatë një seance stërvitore të United. Ish-mbrojtësi i krahut Gary Neville, tani një komentator brilant për TV britanik, është i përfshirë në ngjarje. Gjithçka nisi me një ndërhyrje të egër të anglezit: “Do të jem i sinqertë me ju, gati sa nuk e vrava Gary Neville një herë – filloi francezi -. Ferguson u detyrua të ndërpriste stërvitjen”.

Evra tregoi në detaje se çfarë ndodhi: “Kështu, mbaj mend që mora topin, më pas erdhi Gary Neville dhe në thelb më palosi. Kapi topin, por edhe mua, që rashë përtokë. E pashë dhe ai ndërkohë ishte në këmbë. E unë thashë: ‘Gary, nuk do të më kërkosh ndjesë?’ Ai më vështroi dhe më tha ‘ik q*u’”.

Një përgjigje që nuk i pëlqeu aspak francezit: “Sapo tha këtë, u ngrita në këmbë dhe thashë ‘ahhhh mirë’. Pak më vonë topi i mbërriti në gjoks. Unë morë vrull dhe i vura të dyja këmbët në gjoks. E godita aq fort sa bëri një salto mortale mbrapsht”. Siç duket, kishte një agonizëm konkurrues të çmendur në seancat stërvitore të Manchester United të madh…

Lapsi.al