Rrëfimi i Ricky Martin si gej: Shkoja me burra dhe kamuflohesha, ishte e rëndë

Ricky Martin ka thënë se ka kaluar vite duke shmangur edhe marrëdhënie platonike, sepse ai kishte frikë se njerëzit do të zbulonin se ishte homoseksual. Këngëtari dhe aktori 46 vjeçar, zyrtarisht doli në vitin 2010 me një deklaratë duke zbuluar homoseksualitetin e tij. Ai i tha revistës ‘Attitude’ se më parë shtirej sikur ishte krejt dikush tjetër. “Nuk kam hapur dyert për marrëdhënie të reja, dhe nuk po flas për marrëdhënie romantike, po flas për ndonjë marrëdhënie, sepse nuk dua që njerëzit të më njohin shumë”, tha ai. “Unë nuk do të ulesha dhe të kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me producentë të mrekullueshëm apo regjisorë të shkëlqyer të filmit, sepse kisha frikë se nëse ata kalonin më shumë se dy orë ulur me mua do të dinin natyrën time. “Kam humbur shumë energji duke u përpjekur të kamufloj seksualitetin tim”, thotë Ricky. Martin kohët e fundit ka luajtur rolin e një vrasësi në “American Crime Story”. Ai tha se përvoja e tij personale për të qenë një homoseksual i mbyllur në sytë e publikut ushqehej në performancën e tij në shfaqjen e viteve ’90.“Shkalla e padrejtësisë që ne si komunitet po merrnim me atë kohë, ishte e rëndë”, tha ai. “Kam luajtur çdo rol përpara se të filloja të punoja në këtë projekt.“Isha një njeri homoseksual i mbyllur, i cili po bënte fshehjen e partnerëve të mi”, thotë këngëtari dhe aktori. “Kam pasur marrëdhënie me burra të tjerë që ishin në dollap dhe kisha marrëdhënie të tjera me burra që nuk ishin në dollap por për shkak timin, edhe ata vepruan njëlloj”. Këngëtari tani është i martuar me bashkëshortin Jwan Josef dhe ka dy djem binjakë dhe është i kënaqur që po frymëzon burra të tjerë homoseksualë. “Nuk është as për ne; është për fëmijët tanë. Është për fëmijët e mi të na shohin në atë tapet të kuq dhe të thonë, ‘Ah, ata janë baballarët tanë, sa ‘cool’!’, shkruan Telegrafi. Martin shfaqet në kopertinën e re të “Attitude”, e cila është në treg, dhe në internet nga data 29 Mars.