Rrëfimi i Redon Makashit pas Festivalit: E vrava me duart e mia pa lindur mirë…

Kantautori Redon Makashi u rendit i dyti në garën e Festivalit të Këngës në RTSH, edicion që shpalli fitues Rugent Bushpepën. Por duket se Makashi ka mbetur i zhgënjyer nga ky konkurrim, ndërsa ka ndarë me ndjekësit në facebook këtë status për këngën e tij “Ekzistoj”. “Kjo këngë lindi ashtu nga unë, u vesh aq bukur e me finesë nga orkestrimi i Genti Myftarait, fillojë të flasë me vargjet e Timo Fllokos… Kështu që filloj të ecë me këmbët e saj e të rritet ashtu ngadalë- ngadalë në rrugët e panjohura me njerëz që e duan dhe e poshtërojnë me ata që e puthin e ata që e pështynë. Gjithsesi tani doli në jetë e do ecë vetë. Por për një gjë më vjen keq! E vrava me duart e mia pa lindur mirë. Shkela mbi një parimin tim që isha betuar që kurrë nuk do merrja pjesë nëpër konkurrime e festivale po thjesht do të isha një spektator i mirë i tyre. Ju dua!”, përfundon deklaratën e tij Redoni pas përfundimit të garës. Mesa duket pretendimi i Makashit ka qenë që të fitonte këtë garë, kupë që do t’i jepte shansin të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.