Rrëfimi prekës i Ilir Sulit, nga nënkampion i Europës në djalin e thjeshtë që po pret të krijojë familje

Në një rrëfim për podcastin M’Kujto në NEËS24 ish kampioni i peshëngritjes Ilir Suli tregoi për suksesin dhe rënien e tij, për raportin me Fatos Nanon dhe dhuratën që ai i bëri kur Suli u shpall nënkampion bote.

Ilir Suli ishte 37 vjeç kur mbylli karrierën si peshëngritës.

Sot është larg imazhit të nënkapionit të Europës në vitin 2000. Prej 2022 punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Me ish-kolegët nuk mban kontakte. Edhe pse ishte një ndër sportistët më të famshëm në vend, me rekorde të vendosura dhe medalje të ftuara.

“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë. Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruits”– tha Suli për Fitstation.

Për herë të parë Suli tregoi sesi droga kishte ndikuar në jetën e tij dhe karrierën sportive.
“Përdornim ndonjë cigare ashash por na dëmtonte shumë si nga na psikologjike por dhe koha për t’u kthyer sërish. Ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me fenomenim dhe nuk kishim informacion”.

Ai tha se e ka menaxhuar shumë keq veten, por marrëdhënien me të tjerët e ka menaxhuar mirë dhe ndaj e respektojnë.

Ndër të tjera nënkampioni i Europës tregoi se nuk e ka më shtëpinë që i dhuroi Nano, por ai nuk ka dashur të flasë për gjëra të këqija.

Ai më pas ka folur edhe për jetën personale, ndërsa I pyetur për raportin me dashurinë, u shpreh se është në distancë me vajzën që dashuron, ndërsa e kaloi me humor këtë moment.

“A mund të pyes çfarë kanë vjehrrat me nuset dhe nuset me vjehrrat?” tha ai. “Se nuk do ta kuptoj dot kurrë”.

Pjesë nga intervista:

Është një epokë jete, mu duk sikur një pjesë e trupit tim mbeti aty. Garën e fundit e kisha në Paris në moshën 37-vjeçare, nuk dhanë ndonjë rezultat, por gjithsesi ishte garë e bukur.

Ishte i vetëdijshëm që ishte gara jote e fundit?

Isha plotësisht i vetëdijshëm, mbas asaj ishin lojërat Olimpike, nuk mundesha dot të kualifikohesha. Sikur të ishte porositur 11.11.2011, sikur të ishte gara e fundit, me dhimbje por përfundoi.

Pse në atë moment?

Edhe ana psikologjike dhe fizike po merrnin përposhtë. Besoj ishte mjaftueshëm për ti dhënë një fund. Që nga ajo kohë po luftoj me veten time për të qenë njeri. Gjëja më e madhe është të jesh njeri.

Piku i suksesit ishte shpallja nënkampion bote?

Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe shtëpinë, ishte kryeministër në atë kohë.

Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruist. Më mbështeti për aq kohë. Shtëpinë që më ka dhuruar, nuk e kam më. S’dua të flas për momente të këqija.

Cilat janë këshillat për sportistët e rinj?

Çdo i ri gabon, por i fituar është ai që merr mësim. Sot në këtë kohë problem është bixhozi, alkooli dhe droga. Sa më larg këtyre gjërave, janë një fitore për ta. Brezit të ri i duhet shumë punë, mos t’i marrin gjërat lehtë. Mos t’i ikin gjërat e mira nga duart. Unë jam ringritur disa herë, por që të ringrihesh është e vështirë, duhet të kesh miq të mirë afër.

A ke qenë ti përdorues droge? A ka ndikuar në karrierën tënde?

Përdornim ndonjë cigare hashash, por na dëmtonte shumë si nga ana psikologjike por dhe për të mbledhur veten. Ky ka qenë gabimi, ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me këto të këqija dhe nuk kishim informacion. Nuk dua të justifikohem, mbaj përgjegjësi për atë që kam bërë dhe kërkoj falje publike.

Nëse s’do ishe përballur me drogën, karriera jote do të ishte ndryshe?

Jo, sepse nuk kam qenë i fokusuar. Nuk ka qenë problemi, por menaxhimi i vetes. Kur shikoja lekun, ikte me vrap. E kisha dorën me vrimë, nuk e kam trajtuar mirë lekun, leku të dënon. Nuk është specifike pirja e një cigare hashash.

living.al