Rrëfimi prej 47 vjeçari i Redon Makashit: Dasmë? Kurrë s’do të ndodhë me mua
Kur do të martohet Redon Makashi? Kjo pyetje ka ngacmuar Redon Makashin gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”. Ai jo vetëm që nuk dha përgjigje se kur do të martohej, por theksoi me shumë bindje se ai nuk do të bëjë dasmë ndonjëherë në jetën e tij. Moderatorët Oriela Nebiaj dhe Isli Islami e kanë ngacmuar nëse do të këndonte në dasmën e tij, ndërsa kantautori romantik dhe i pëlqyer nga publiku shqiptar, deklaroi për fansat duke thënë se nuk ka ndërmend të organizojë fare dasmë në jetën e tij. Kujtojmë që këngëtari i shumë hit-eve në 17 dhjetor të 2017-ës festoi 47 vjetorin, por mesa duket vitet nuk janë fare problem për shpirtin e lirë të artistit.