Rrëfimi i sinqertë i Luiza Gegës: Me shpirt do doja të kisha fëmijë
Luiza Gega ka qenë e ftuar sot në “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën dhe Lei Krajës, redaktores së sportit. Në një rrëfim të sinqertë për sportin dhe jetën, ajo ka pranuar se edhe asaj familja, veçanërisht e ëma i bën presion për karrierën që ka zgjedhur duke i kërkuar të largohet prej tij dhe të krijojë familje e të bëhet me fëmijë.
“Me shpirt do doja të kisha fëmijë, por është një gjë që i përket të ardhmes”, u shpreh Luiza. E pyetur nga Lei Kraja nëse do dëshironte që fëmija i saj të ndiqte të njëjtin profesion si ajo edhe pse ka sakrifikuar shumë për sportin, Gega tha se më gjithë shpirt do e donte edhe pse atletika është sport shumë i vështirë./revistawho.com