Rrëfimi i rrallë i Ori Nebijaj: Ne ishin në shtëpi 5 gra, dhe kishim një mbret që na bënte të lumtura
Ajo është një nga vajzat më të këndshme të ekranit. E lirshme dhe me natyrë sportive, moderatorja Oriela Nebijaj ka provuar veten në disa fusha si; politikë, biznes edhe televizion. Dje ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan” ku tregoi edhe për fëmijërinë dhe famijen.
Gjatë emisionit ajo po ashtu foli edhe për babain e saj të ndjerë, dhe kujtoi disa prej momenteve më të bukura me të. “Babai im ka qenë sportiv ashtu siç jam edhe unë. Vera për ne ka qenë nga momentet më të bukura. Çdo verë shkonim në plazh bashkë, nuk mbaj mend asnjëherë që babai im të shkonte me shokët dhe të na linte ne. Ishim ne përpara gjithçkaje. Gjithçka ishte dedikim për ne aq sa ne nuk i shqiteshim kurrë kur ishim në shtëpi. Kur shkonim në plazh mbaj mend që hyrjen e parë në det e kishim të dy dhe ai më merrte hopa sado që unë të isha rritur, kjo nuk bënte asnjëherë diferencë. Ai ka qenë shtatlartë dhe me fizik të madh.
Babai nuk jeton më, janë bërë thuajse 5 vite që është ndarë nga jeta me një sëmundje të keqe, që as nuk do doja ta përmendja sepse është bërë kaq e shpeshtë ta dëgjojmë saqë më shqetëson. Kur e ke jetuar dhe e di çfarë është, je edhe më sensitive ndaj kujtdo tjetër që mund të ketë një fat të keq. Ne ishin në shtëpi 5 gra dhe kishim një mbret që na bënte të lumtura të gjithave pa ndalim. Ai ishte shok, partner, me të mund të debatoje, të luaje, me të kërcenim të gjitha bashkë sa herë që dilnim.
Kam kujtime pafund, më ka lënë kaq plot saqë as nuk e mendoj që nuk e kam, më duket sikur është me mua”, tha moderatorja, sipas Tv Klan.al. Kjo intervistë e bukur me Ori Nebijaj, u përmbyll me një surprizë emocionuese, që dy motrat e Orit i bënë asaj.