Rrëfimi i Rooney: “Ronaldo i bezdisshëm, Ferdinand arrogant, Tevez zhgënjimi më i madh i jetës”
Intervistë shumë interesante ajo e publikuar nga Wayne Rooney për të kaluarën e tij te Manchester United dhe mbi marrëdhënien që kishte me disa nga ish-shokët e skuadrës. The Sun raportoi disa citime absolutisht unike rreth Cristiano Ronaldos, Rio Ferdinand dhe Carlos Tevez.
CRISTIANO RONALDO – “Cristiano Ronaldo ishte absolutisht i aftë, por po aq i bezdisshëm. Ndoshta tani është më pak i mirë, por ende shumë i bezdisshëm (duke qeshur)”, filloi Rooney. Më pas, akoma për CR7 dhe kartonin e kuq të famshëm të marrë në vitin 2006 në Kupën e Botës me kombëtaren angleze kundër tij dhe Portugalisë së tij: “Sinqerisht e kishte fiksim hedhjen. Nuk kam patur asnjë problem me të, por në tunelin e dhomës së zhveshjes i thashë: ‘Nuk e kam problem nëse më bën të dal me të kuq’. Kisha kaluar gjithë pjesën e parë duke kërkuar një karton të verdhë për simulimet e tij. Megjithatë, kur mbaroi ndeshja ne ishim miq si më parë.”
FERDINAND – I ndryshëm mendimi për Rio Ferdinand: “Dreq, një lojtar me të vërtetë i mirë. Por shumë arrogant. Te Manchester United paguhesh për të futur topin në rrjetë, kështu që unë i thashë: ‘Rio bëje punën tënde, ma jep topin mua dhe Ronaldos dhe na bëj të shënojmë.’ Rio, e përsëris, ishte i mrekullueshëm, por ndonjëherë ai harronte se ishte mbrojtës”.
TEVEZ – Ndjesi e veçantë nga ana tjetër, ajo me Tevez: “Më pëlqente të luaja me të, vërtetë. Ishim shumë të lidhur, shkonim bashkë me makinë kur kishte një ndeshje në transfertë të Champions League ose udhëtonim me aeroplan. Por dreqin, në makinë nuk e kuptoja se cfarë më thoshte. Ai mërmëriste gjithmonë. Kam folur një herë me të për 30 minuta dhe nuk e kuptova kurrë se cfarë po thoshte. Zhgënjimi më i madh i jetës sime”.