Rrëfimi i Nevina Shtyllës larg ekranit: Kur ikën nga televizioni ose do bësh fëmijë, ose biznes, ja ç’kam vendosur unë

Nevina Shtylla ka zbuluar planet e së ardhmes tashmë që nuk është pjesë e ndonjë formati televiziv. Kohët e fundit, Nevina po bën pauzë nga media dhe në mendjen e saj po bën plane të tjera.

E ftuar në programin “Pardon My French”, të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Nevina foli për jetën e saj private, nga fëmijëria e deri më tani, pa lënë jashtë diskutimit edhe karrierën profesionale.

Gjatë intervistës, Jonida e pyet se sa do t’i zgjasin këto pushimet që ka marrë dhe Nevina u shpreh: “Jam duke u marrë me dy-tri angazhime të mijat, kam pasur në plan që të krijoj edhe diçka timen, një ‘brand’ timin. Kam përshtypjen se është bërë pak kshu si klishe, që kur tërhiqesh nga emisioni ose bën një fëmijë ose një ‘brand’. Unë jam në një moshë për të bërë një ‘brand’. Jam duke u munduar që ta sjell shumë shpejt, jam duke u munduar që të sjell diçka të re, ndryshe, është një produkt që vjen për herë të parë si i konceptuar në Shqipëri, sepse prodhimin do ta ketë në Itali.”

Gjithashtu, Nevina Shtylla zbulon se formati ‘Kino Star’ nuk ka mbaruar ende, sepse do të sjellë një serial tjetër. Ish-prezantuesja e “E diell”, Nevina Shtylla, u largua në mënyrë të mistershme nga ekrani. Sipas burimeve pranë saj, “zhdukja” në mënyrë të papritur nga “E diell” është një largim me stil që i është bërë nga drejtuesit.

Në fillim, Nevina tha se ishte prekur me Covid-19, por s’vonoi shumë dhe zbuloi një tjetër arsye për shkëputjen nga televizioni. Moderatorja, pas një kohe të gjatë në televizion, do të shkëputet për një periudhë të pacaktuar, thanë për gazetën “Panorama Plus” burime pranë saj dhe ja ku rezultoi e vërtetë.

Nevina që drejtonte disa nga rubrikat më të rëndësishme emisionin ‘E diell’, së fundmi zbuloi se ishte infektuar me Covid19 dhe kjo ishte arsyeja kryesore e shkëputjes, por jo e vetmja.

Nevina shprehej se shumica e simptomave kishin kaluar dhe i vetmi shqetësim që kishte ishte humbja e shijes dhe nuhatjes. Por gjatë një komunikimi me ndjekësit në “Instagram”, pyetjeve nëse do të rikthehet në ekran ose jo, moderatorja iu përgjigj duke thënë se ka marrë pushimet, pasi do që t’i dedikojë pak kohë vetes së saj.

Këto kohë, Nevina Shtylla është përfolur gjatë për jetën e saj private edhe pse ajo është munduar që ta mbajë shumë larg vëmendjes së mediave. Moderatorja e njohur raportohet se ka qenë në një lidhje disavjeçare me një jurist. Megjithatë, marrëdhënia e tyre mori fund, gjë që vetë Nevina Shtylla e konfirmoi disa muaj më parë kur u shpreh se “karantina nuk e gjeti çift”.

Megjithatë, ajo shprehet se nuk do të flasë më për jetën e saj private pasi është abuzuar shumë me të. Ndërsa kur u pyet për përfundimin e romancës me juristin, u shpreh se preferon që ta mbajë shumë private dhe personale.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran, normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë. Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale, që e kam detyrim t’i qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë!”- tha moderatorja e ftuar në “Wake Up”.

Me sa duket, këtë periudhë ka vendosur të bëjë një “detoks” total duke i qëndruar larg televizionit, dhe thashethemeve që pasojnë shfaqjen në publik.

/Panoramaplus.al