Rrëfimi i Dritan Shakohoxhës në mes të detit/ Si e pushoi nga puna Ilda Bejlerin

I ftuar sot në programin “Pushime on Top” për herë të parë, Shakohoxha u shpreh për largimin e Ilda Bejlerit nga Digjitalb. Ai theksoi se vendimi për të ndërperë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit.

received_471763943610116
Pyetje; …Iku Ilda së fundmi dhe tha që u zi me ty?
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përvecse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Ne gjithë këto vite kanë hyre dhe kanë dale nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me cunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetr. E perjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb po ne kemi qene ato që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste por jemi prapë ne që do e ndërrojmë.
Gazetari foli edhe për marrëdhënien me dy djemtë e tij
Ke patur fat dhe je babai i 2 djemve. Je bere baba shume i ri, 23 vjec.
Jam babai qe i perkushtohem shume, por kur ke diferencë të madhe moshe ke dhe diferencë mentaliteti. Dhe i them shpesh here qe e di dhe une kete, mos u mundoni te ma hidhni.

received_2987671871274580
Je shprehur qe nuk do doje kurrësesi qe ata te ndiqnin rrugen tende.
Nese djali im do behej gazetar sportiv do vuante gjithe karrieres krahasimin e njerezve me mua.
Kush ka qene me i rrepte, ti apo Miranda ne familje?
Une jam me i rrepti, sepse i shtyj gjithmonë te bejne me shume dhe te jene me te miret ne fushen e tyre.

received_714261639012881-1
15 vite ne Digitalb dhe u festua nje super koncert dhe na la te gjitheve goje hapur.
Dhe mua me la goje hapur dhe nuk e prisja nga Ledioni qe kishte organizuar cdo gje ma tha me normalitet dhe nuk e kisha kuptuar. U ndjeva u surprizuar kur gjithe publiku me uroi ditelindjen.
Festa e Digitalb dhe njekohesisht festa e drejtorit.
Une nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai qe jap komanda. Jam ai qe punoj si gjithe te tjeret, bej te njejtat pune qe i bejne te gjithe, bej intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dyte tek stolat gjate ndeshjes, ndaj punet.