Rrëfimi i gazetares për partnerin: E lë të kënaqet duke parë femrat e tjera…

Gazetarja Erjona Rusi deklaroi se do e linte partnerin e saj të kënaqej duke parë femra të tjera. “Sinqerisht që nuk e them për klishe: Le të hutohet e të kënaqet me sy, madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona, e cila saktësoi se çfarë nënkuptonte me “më shumë”. “Nuk e kam problem që të rrijë me një modele dhe të bisedojë me një modele, jo të shkojë në krevat. Por, nëse ajo është aq e zonja sa të ma marrë burrin për në krevat… hallall ia boftë Zoti! Unë kam besim te vetja, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do të bëhej qameti, këtë ua garantoj. Nuk lihet burri ose gruaja për një tradhti”, tha Erjona Rusi në një program televiziv sipas “Top Channel”.