Rrëfimi i Eli Farës: Pengu im që nuk linda një djalë, si sakrifikova jetën për Marinën

Eli Fara ishte e ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Më e vogla e “Piter Panit”, katër vjeçarja Paola e pyeti këngëtaren nëse dëshiron të bëjë një bebe. “Ç’të të them”, u përgjigj fillimisht Eli duke buzëqeshur. “Djalë apo vajzë e do?”, e pyeti Paola. “Do doja të bëja një djalë sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe. Më ka mbetur peng një djalë për vete dhe një vëlla për Marinën.” Eli gjatë këtij emisioni nuk e përjashtoi mundësinë e martesës, ndërkohë që deklaroi se kishte sakrifikuar jetën e saj për vajzën e saj, Marinën.