Rrëfimi i Conchita-s bëhet viral në internet: Jam prekur nga HIV
Fituesja e Eurovizion 2014 me këngën “Rise like a Phoenix”, Conchita ka rrëfyer me anë të një postimi në Instagram diçka që e ka mbajtur fshehur prej vitesh, pra faktin se është prekur nga HIV. “Sot është dita ta them hapur: Kam shumë vite e prekur nga HIV. Ky nuk është një informacion që duhet t’i jepet publikut, por një ish-partner më ka kërcënuar se do e bënte publike dhe unë nuk do i jap të drejtën askujt të më frikësojë dhe të ndikojë në jetën time në të ardhmen.”Që kur u diagnostikova, po trajtohem me medikamente prej vitesh, por ky virus nuk kalon. Nuk doja ta bëja publike për disa arsye, po përmend dy prej tyre: Më e rëndësishmja është familja ime të cilët më kanë mbështetur pa kushte që nga dita e parë. Doja t’ju kurseja së pasuri vëmendjen tek unë, si djalë, nip dhe vëlla. Gjithashtu edhe miqtë e mi janë në dijeni të kësaj dhe e kanë pranuar pa më paragjykuar. “Ta thuash vetë është më mirë se të merret vesh nga të tjerët. Shpresoj të kem kurajo dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër stigmatizimit të njerëzve që janë infektuar nga HIV.”Fansave të mi: informacioni rreth statusit të HIV mund të jetë i ri për ju, por për mua nuk është. Jam mirë, më e fortë, më e motivuar dhe më e çliruar sesa kurrë më parë. Faleminderit për mbeshtetjen tuaj”, përfundon Conchita rrëfimin publik.