Rrëfeu sëmundjen në BBVA, Ronela Hajati tregon mbështetjen për Luiz Ejllin: Uroj të shërohet sa më shpejt, u përlota
Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ditën e djeshme (e hënë) ka bërë një rrëfim prekës.
Në një bisedë me Kiara Titon, ai theksoi se vuan nga një sëmundje e rrallë, por që nuk e zbuloi se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Për këtë pati një reagim nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjet që kur ishin në “Ethet e së premtes”.
Ajo uron që të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re.
“Më thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë të Ethet) të shërohet sa më shpejt”, u shpreh Hajati.
View this post on Instagram
“U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, tha më tej ajo.
Luizi ndërkaq në BB VIP 2 është në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
View this post on Instagram
/Telegrafi/