Rrëfehet Turi: Emri i bebes, frikërat e para dhe planet për fëmijë të tjerë
Turjan Hysko ka qenë i ftuar në programin ‘Në Kurthin e Piter Pan’ e ka folur për herë të parë për ndjesitë e reja dhe statusin e babait të ardhshëm, mes vogëlushve që nuk pushonin nga kurioziteti. Kur u pyet për gjithçka po përjeton emocionalisht, Turi rrëfeu se nuk di as në mund të shprehë çfarë po ndjen.
“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikoj ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhuroj shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha ai.
Ndërsa në vazhdim tregoi një detaj të vogël për emrin e së voglës që shumë shpejt do ketë fatin ta mbajë në krah. Çifti ka vendosur që vajza të ketë një emër që fillon me ‘A’, por ende nuk e kanë zgjedhur. Megjithatë janë të bindur që vajza do e pëlqejë shumë.
Pa ardhur akoma fëmija i parë, Alketa e pyeti edhe për planet e një tjetër bebushi, por Turi u shpreh që kjo nuk varet vetëm prej tij./revistawho.com