Rrëfehet “spiuni” që ndoqi “këmba-këmbës” Totti-n! Shifra e lartë që ka marrë

Ilary Blasi, ish-partnerja e Francesco Tottit, dyshohet se ka paguar 75.000 euro për të punësuar një hetues privat që të spiunonte, përndiqte dhe fotografonte ish-kapitenin legjendar verdhekuq për tre muaj me radhë. Detektivin privat e mori për të mbledhur prova për tradhtinë e Franescos me Noemi Bocchin.

Ezio Denti, 64 vjeç, konsulent në shumë procese penale, specialist në këtë sektor, e pranoi se kishte qenë ai detektivi në një intervistë për të përjavshmen “Nuovo”.

“U punësova tetë vite më parë nga Alena Seredova për gjurmimin e Gigi Buffonin me Ilaria D’Amicon, kam qenë unë që i kam bërë fotot kompromentuese”, tha ai.

Sipas tij, tarifa prej 75 mijë eurosh përfshinte përdorimin e pajisjeve të sofistikuara si GPS, kamera me rreze infra të kuqe, makina dhe motoçikleta, dronë dhe mbi të gjitha orë inteligjente.

Ai shtoi se e ndiqte për tre muaj “këmba-këmbës” Tottin, duke u fshehur në vendet e duhura, i ndihmuar nga teknologjia më moderne. Ai shpjegon më tej se në ndjekjen e tij nuk ka përdorur “çimka pasi do të përbënin vepër penale.

“Ato mund të vendosen vetëm nga policia gjyqësore, ose me mandatin e një gjykatësi”, tha ai.

“Në rastin e Tottit, mund të them se ai është ende i dashuruar me gruan e tij. Unë mendoj se ai hyri në një marrëdhënie tjetër, sepse ndjeu se diçka ishte thyer me Ilary-n”, përfundoi ai.