Rrëfehet shqiptari që ka luajtur tek “Sulejmani i madhërishëm”: Si u bëra pjesë e kastit
Aktori Luran Ahmeti ëshhtë me origjinë shqiptare, por atë e kemi parë në disa seriale turke, mes tyre “Sulejmani i madhërishëm”.
Luran luan rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit, Hysrev Pashait. Aktori ka luajtur gjithashtu edhe në serialin “Luqina e Ujqërve”. Luran ishte i ftuar së fundmi në një intervistë me emisionin “Rudina” në TV Klan, ku tregoi si u bë pjesë e kastit të serialit më të suksesshëm turk dhe gjithashtu si u bë pjesë e tregut turk. “Unë punoja në Turqi dhe para këtij seriali, kam qenë pjesë e disa serialeve shumë shumë të shikuara në Turqi. Kështu në atë kohë më njihnin, bota e produksionit aty më njihnin shumë mirë dhe producentja ekzekutive e cila është edhe shoqja ime më ftoi për të luajtur në këtë serial dhe unë pranova natyrisht. Ishte ftesa e dytë, ndërkohë që më kishin ftuar edhe një herë më herët, por unë kisha marrëveshje më një projekt tjerër dhe nuk u bë. Seriali i parë ka qenë Helveda Rumeli dhe ka të bëjë me Ballkanin. Rumeli i thonë Ballkanit në turqisht dhe ai serial u xhirua në Maqedoni, në Manastir. Një shoku im turk erdhi me ekipin kur po bënin parapërgatitjet për xhirimin e këtij seriali dhe më ftuan ne një kast, audicion. Fati im ishte se aty nevojiteshe një turqishte e cila është me dialekt ballkanas dhe jo një turqishte e mirë e Turqisë dhe në atë audicion fitova një nga rolet e rëndësishme, rolin e antagonistit, më të keqit të serialit. Ai serial pati një sukses jashtëzakonisht të madh në Turqi për dy vite ishte i pari në shikueshmëri në Turqi dhe ky serial mi hapi dyert, pastaj për të vazhduar për projekte të tjera”-rrëfeu aktori.