Rrëfehet Pete Davidson, nga vdekja e të atit e deri te dëshira për t’u bërë baba!
Ish-ylli i Saturday Night Live, Pete Davidson, në një pjesë të shkurtër të “Hart to Heart” nga Kevin Hart, foli për dëshirën e tij për t’u bërë baba, duke pranuar se mezi pret të fillojë përfundimisht një kapitull të ri të jetës së tij.
“Dëshira ime më e madhe, të cilën ende nuk e kam arritur, është që dua të kem një fëmijë. Kjo është si ëndrra ime. Është shumë e këndshme”, tha Davidson.
Hart më pas ndërhyri shpejt, duke i thënë Davidsonit: “Kjo nuk është shumë e çuditshme, kjo është gjëja më e mirë që mund të bësh në jetë”. “Do të ishte shumë argëtuese”, vazhdoi aktori i humorit. “Kjo është diçka për të cilën jam duke u përgatitur tani”.
Davidson rrëfeu se nuk ka kaluar një fëmiëjri shumë të bukur, “Babi më vdiq herët. Mami beqare. Motra e re”, tha ai, teksa më tej e tregoi se nuk e ka përballuar dot vdekjen e të atit dhe sfidat që ka patur në jetë. “Ishte tamam si një makth”, theksoi ai.
Kujtojmë që babai i Davidson, Scott, një zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut, vdiq në sulmet terroriste të 11 shtatorit kur ai ishte vetëm 7 vjeç.