Rrëfehet ish-e dashura e Ronaldos: Në shtrat ai…
Raffaella Fico, ish-e dashura e Cristiano Ronaldos nuk beson se portugezi është i aftë për të përdhunuar një femër.
E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella foli për marrëdhënien që ka pasur me Cristianon ku sipas saj “s’mund ta bëjë këtë një djalë që të gjitha femrat i ulen në gjunjë”.
“Akuzat për përdhunim ndaj tij? “Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Me mua ka qenë perfekt, në shtrat nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm dhe shumë i sjellshëm…”, ka deklaruar Raffaella Fico.
Kathryn Mayorga ka akuzuar Ronaldon se e ka përdhunuar në “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga CR7.