Rrëfehet Granit Cana: Ja raportet me Fifin pas daljes nga ‘Big Brother VIP’! U takuam, por jo gjithçka shkoi mirë. Unë prisja që…
Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Fifin. Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.
“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai.
Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë. Ai shprehet se priste nje perqafim apo nje foto, por kjo nuk ndodhi.
“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia, por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.