Rrëfehet Egla Harxhi: Luxifer është luftarak, erdhi në jetë edhe pse merrja pilula


Egla Harxhi është shpallur “Miss Shqipëria” në vitin 2007, por vëmendjen më të madhe e ka tërhequr pas lidhjes mes bashkëshortit fotograf, Ale. Pak kohë më parë ajo tregoi se vajza me të cilën ishin në bashkëjetesë ishte larguar dhe tanimë ajo dhe Ale janë një çift, i cili vëmendjen e kanë përqendruar tek rritja i djalit. Luxifer ka ardhur në jetë 5 muaj më parë. E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Egla tregoi për eksperiencën me djalin dhe rritjen e tij. Por nuk harroi të përmendë detajin se ai ka ardhur në jetë krejt rastësisht. “Luxifer është luftarak. Ai erdhi në jetë sepse donte të vinte. Unë pija pilula për t’u mbrojtur dhe nuk mendoja se kjo do të ndodhte. Por ndodh që një në një milionë të vijë një fëmijë edhe pse mbrohesh. Kjo më ndodhi mua dhe unë thashë ky fëmijë do patjetër të vijë në jetë”, është shprehur Egla, sipas Who.