Rrahje masive midis reperëve të njohur në aeroportin e Parisit (VIDEO)

Dy nga yjet e repit francez janë arrestuar pas një përleshje masive, që rezultoi në mbylljen e terminalit në aeroportin e vetëm të Parisit.

Udhëtarët e alarmuar e filmuan luftën midis reperëve Booba dhe Kaaris që ndodhi në një sallë të aeroportit, si dhe postuan video e fotografi në rrjetet e tyre sociale. Në video vërehen bandat duke u përleshur në një dyqan, para se gjendja të eskalojë edhe më tepër, transmeton Klan Kosova.

Më pas ishte njoftuar policia dhe të dy yjet e repit francez ishin arrestuar së bashku me nëntë persona të tjerë që ishin të përfshirë në rrahje.

Menaxhmenti i aeroportit konfirmoi se terminali u mbyll përkohesisht si rezultat i incidentit, gjë që shkaktoi vonesë në fluturime.Dy yjet e muzikës kishin bashkëpunuar më herët, përpara se të armiqësoheshin publikisht dhe të bëheshin rivalë të ashpër.

Raper-2