‘Rrah veten!’. Momenti epik kur Bes Kalllaku ngec në dubla! Dyshja Jona-Besi tregon gjithçka
Në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi këtë të martë ishin të ftuar dy miq shumë special të spektaklit “Kosherja”, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku. Në bisedën e zhvilluar me Ermalin ata treguan detaje nga marrëdhënia e tyre profesionale dhe miqësore. Ndërsa këtë të dielë Kosherja rikthehet në ekran e bashkë me të edhe dyshja shumë e dashur Jona e Besi.
Pyetjes së Ermali se sa të lidhur apo sa kimi kanë me njëri-tjetrin kur janë në skenë, ata i përgjigjen duke treguar se nga sezoni i kaluar patën kimi, e në fakt kjo dukej edhe nga batutat që shkëmbenin me njeri-tjetrin live në programin e pasdites. Megjithatë, ata thanë se për shkak të impenjimeve të tjera familjare dhe jo vetëm, nuk kalojnë aq shumë kohë, por në fund më shumë rëndësi ka produkti final. Plot të qeshura solli videoja epike e Bes Kallakut, i cili gjatë provave ngatërrohet duke mos mbajtur mend tekstin, e pas dublës së 9 ai i gjuan kokës me këpucë.
“Ne pamë këtë, por llogarit që ishte dubli i 9… ndodh ndonjëherë që ore fiksohesh me po të njëjtën fjalë, nuk e thu mor për qamet. Në po të njëjtën fjali bëja lapsus. Kam një gjë të keqe se rrah veten”.
Duket se edhe Jona ka patur momente plot batuta nga këto backstage, por siç tha nuk janë të regjistruara.
“Role të vjetra apo të reja”, është gjithmonë një pikë që ngre diskutim. Besi shpjegoi se nuk është problemi tek personazhi i vjeter, por tek mënyra se si e sjell atë. Sipas tij nëse e kë sjellë të rifreskuar atëherë nuk ka asnjë problem dhe nuk është më i vjetër.
Të dy janë personazhe shumë të njohur dhe të dashur, dhe për të dy mediat mund të shkruajnë artikuj pa fund për pagën që fitojnë. Teksa Ermali I pyet në lidhje me këtë, Besi ia lë Jonës të parës të tregojë duke iu shmangur pyetjes me diplomaci, e duke e lënë ende mistër pagën e tyre.