Rradhën për të ngritur zërin e ka Greta Koçi: Ne këngëtarët po marrim zero lekë
Mbase pyetjeve se sa paguheni apo sa koncerte keni pasur këngëtarët i bëjnë zakonisht ‘skip’, por Greta Koçi ka vendosur t’u përgjigjet.
E pyetur se sa është shuma që fiton në koncerte dhe sa të tilla ka pasur pas pandemisë, Greta ka pohuar që artistët shqiptarë nuk marrin atë që meritojnë, duke u ankuar publikisht.
‘0 lekë. Përsa i përket pagesës këto gjëra edhe nuk tregohen, por të garantoj që artistët shqiptarë kurrë nuk marrin atë që meritojnë sepse në Shqipëri nuk ka te drejtë autori dhe asnjë nuk vlerësohet”, ka thënë Greta, duke lënë të kuptohet se për të nuk ka ekzistuar asnjë rrogë, apo shumë parash që më parë e fitonte nga muzika, gjatë gjithë muajve të pandemisë./revistawho.com