Rozana “shpërthen” në lot por gjen ngushëllim tek Laerti? Ç’po ndodh mes tyre?

Një prej banoreve më aktive të “Big Brother Vip Albania”, Rozana Radi, ka shpërthyer në lot këtë të hënë, për shkak të debateve të shpeshta që ka patur së fundmi me disa prej konkurrentëve të tjerë.

Duket se ajo ka gjetur ngushëllim tek Laerti pasi gjatë një bisede me këtë të fundit, Rozana tha se është shumë e ndjeshme dhe se nuk i ka zënë vendin asnjeriu në shtëpi.

Laerti e ka këshilluar artisten që të qëndrojë e fortë dhe se ajo është një artiste, e cila ka përgjegjësi për publikun që e mbështet dhe e ndjek.

Pjesë nga diskutimi

Rozana: Po ra ai çelësi nuk më intereson më mua. Çdo njeri e ka këtë. A e di ca më kanë bërë mua këtë?

Laerti: Por ne kemi një përgjegjësi. Para atyre që na kanë duartrokitur dhe na kanë thënë bravo. Në rregull. Por jo të gjithë kanë atë marrëdhënie të mirë me publikun që kemi ne të dy. Prandaj kemi një përgjegjësi më tepër për ata që na kanë duartrokitur. Këtu është gjithë meseleja.

Rozana: Dhe gjithmonë ata që gjykojnë janë ata më të paaftit. Se unë nuk i kam zënë njeriu vend, sepse kjo këtu është skena. Dil këtu dhe bë atë që kam bërë unë. Dil. Unë jam tip shumë i ndjeshëm o Laert. /Versus.al/