Rozana Radi zbulon sekretin e lidhjes së gjatë: S’rri kurrë me një mashkull që…
U ka kënduar gjithmonë femrave, aq sa mund të theni se e ka kthyer krijimarinë e saj në një kauzë për mbrojtjen e tyre. Rozana Radi njihet nga ato vajza të skenës dhe televizionit që e ngre zërin gjithnmonë, dhe edhe gjatë karrierës së saj artistike i ka mbështetur gratë dhe e ka paraqitur vuajtjen dhe vështirësitë nëpër të cilat kalon një grua në jetën e saj. Dhe së fundmi edhe me produksionin e saj “Femzanat” ajo ka bërë përpjekje që t’u japë më shumë zë grave duke i portretizuar situatat nëpër të cilat ato kalojnë.
Ndërsa së fundmi, këngëtarja ka dhënë përgjigjet e saj disa pyetjeve që fansat ia kanë drejtuar në Instagram. Rozana u pyet se “si mund t’ia dalë një vajzë 21 vjeçare në këtë botë”? Dhe Rozi e detajoi përgjigjen e saj me disa pika thelbësore që ajo i parashtroi si parime të saj në jetën që bën. “Unë kam disa pika të qarta në jetën time: zgjidh njerëzit e dashur miq në jetën tënde, mos të refuzosh nëse ti mendon se ke të drejtë, kërko të drejtën tënde dhe mos u lidh kurrë me dikë nëse nuk ka ndjenja, bëji gjërat për veten jo për të tjerët dhe mos u dorëzo përpara një dere të mbyllur!”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që Rozana është në ditët më të mira të jetës së saj, pasi përveç lidhjes së konsoliduar me oficerin e Policisë, Shpëtim Karakushin, ka një karrierë gjithmonë e në ngjitje jo vetëm në muzikë por edhe në televizion si moderatore e “Boom” me Fiori Dardhën.
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar pak kohë me parë e pranoi publikisht se është e dashuruar, por ajo që ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut partnerin e saj. Në një prej mbrëmjeve ajo vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në profilin e “Instagram”-it. Fansat ishin të lirë që t’i bënin asaj pyetje si nga ana profesionale ashtu edhe ajo private. Prandaj një e pyeti nëse do ta falte tradhtinë dhe Rozana u përgjigj: “Asnjëherë”.
Një tjetër fans e pyeti se pse nuk martohet, dhe këngëtarja iu përgjigj: “Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë!”. Ndërsa gjatë konkurrimit në “Kënga Magjike” ajo e shprehu hapur dëshirën për t’u bërë nënë. Para se të performonte baladën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, ajo duhej që t’u përgjigjej disa pyetjeve. Teksa ajo qëndronte para pemes së Krishtlindjes në studio dhe vendose zbukurimet, Rozana shprehu edhe dëshirën e saj më të madhe. Arditi Gjebrea e pyeti atë se cila është lutja më e madhe që i bën pemës së Krishtlindjes, Radi iu përgjigj: “Të bëhem nënë sa më shpejt…”. Ajo nuk dha më detaje, por nëse do të kemi një lajm të gëzuar nga këngëtarja besojmë se do ta ndajë sa më shpejt me publikun./Panorama Plus