Rozana Radi tregon eksperiencën pas infektimit me Covid-19: “Kini kujdes se nuk qenka shaka”
Pak ditë më parë Rozana Radi njoftoi se ishte prekur nga Covid-19, pas shfaqjes së simptomave dhe dy testeve të bëra. Moderatorja e “Boom” është duke qënduar në izolim prej asaj dite, ndërkohë që na ka treguar se si është gjendja e saj shëndetësore.
Në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, Rozana ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit dhe njëprej pyetjeve ishte pikërisht për shëndetin pas infektimit me koronavirus. Radi thotë se gjendja e saj tani është e qëndrueshme, ndërsa ditë e para ka vuajtur nga dhimbjet e forta të kokës dhe trupit. Në fund ajo jep edhe një këshillë për të gjithë.
E duket se eksperienca me Covid-19 ka ndikuar që dëshira e saj më e madhe për 2021 është që të jetë pa shqetësime.
Ndërkohë mund të kemi edhe të reja për sa i përket karrierës muzikore të Rozanës. Më saktësisht një bashkëpunim me Aurela Gacen, që lindi si ide pikërisht nga kjo rubrikë në Instagram.Më e mundshme gjithsesi duket pjesëmarrja e saj në “Kënga Magjike”, të cilën mesa duket po e mendon.
/News31