Rozana Radi ‘shpërthen’ ndaj atyre që nuk vënë maska: Lidhni një gur në qafë dhe mbysni veten, kam miq në spital në gjendje të rëndë
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rozana Radi përmes një postimi në Instastory ka reaguar ashpër kundër të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat e koronavirusit, pasi ndikojnë në përhapjen e infeksionit të Covid-19.
Në postimin e saj Rozana zbuloi se disa miq të saj janë shtruar në spitalin Infektiv e për pasojë gjendja e tyre shëndetësore është teje e rënduar nga Covid-19.
Këngëtarja shprehet me tone të ashpra teksa flet për situatën e Covid-19, ku thotë se nëse nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat “të lidhin një gur në qafë e të mbysin veten”.
Ajo i ka quajtuar injorantë të gjithë personat që nuk mbajnë maskë dhe nuk respektojnë distancimin social, ndërsa shton se pandemia e bëri atë të kuptojë se Shqipërinë e kanë shkatërruar shqiptarët.
“Për mua çdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “injorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafë ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj.”- është shprehur Rozana.
A.C/Dosja.al