Rozana Radi pushime pranë njeriut të zemrës, foto me duart shtrënguar
Rozana Radi është një nga ato artiste që nuk flet për jetën private, madje e ruan atë me shumë fanatizëm. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka pranuar në disa intervista se ka dikë në krah dhe është shumë e lumtur për gjithçka po përjeton, por nuk ka zbuluar kush është personi në fjalë. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa foto nga pushimet në Itali. Pranë detit për të shijuar ditët e nxehta, Rozana paska edhe të dashurin e saj. Me një foto të rrallë dhe shumë romantike ajo na ka treguar se djaloshi misterioz është pranë saj. Me siguri këto pushime do jenë të paharrueshme për të, shkruan Who.