Rozana Radi: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë

Rozana Radi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram. Të shumta kanë qenë pyetjet që ka marrë kundrejt ndërhyrjeve estetike, për të cilat ka dhënë edhe përgjigjen.

“Ke bërë hundën?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekëse. “Nuk i përgjigjem më njerëzve që përtojnë të lëvizim gishtat në Google. Nuk kam bërë asgjë në fytyrë. Jam kështu siç më shikoni në këtë foto adoleshente. Mjaft më me këto pyetjet e ‘modës’ së Instagramit”.

“Do të jepja një përgjigje që do të lente nëse pyetja do të ishte intelegjente”, u shpreh Rozi.